POLITIKE

Paralajmërimi i Rusisë për Turqinë

Situata është përmbysur. Rusia provokoi luftën në Ukrainë shkurtin e kaluar, por duket se nuk dëshiron konflikte në pjesë të tjera të planetit. Nga Moska, Turqisë iu kërkua të përmbahej, pasi Ankaraja nisi një seri sulmesh ajrore në Irak dhe Siri të hënën, pa miratimin as të Kremlinit dhe as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“U bëjmë thirrje kolegëve tanë turq të tregojnë përmbajtje për të shmangur një përshkallëzim të tensionit, jo vetëm në rajonet veriore dhe verilindore, por në të gjithë territorin e Sirisë”, tha për mediat i dërguari special i Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentiev, para fillimit të takimit të garantuesve të armëpushimit në atë vend arab, që do të mbahet në Kazakistan.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin kurd”, shtoi ai.

Sulmet e kryera në Siri dhe Irak janë përgjigje ndaj sulmit terrorist që pësoi Stambolli, më 13 nëntor. Nga Ankaraja, grupit terrorist PKK/PYD i atribuohet sulmi i kryer në zemër të kryeqytetit turk, edhe pse milicia ka refuzuar çdo përfshirje.

Në çdo rast, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tregoi tashmë para verës synimin e tij për të nisur një operacion të ri ushtarak tokësor në Siri për të shtrirë dominimin ushtarak turk përgjatë kufirit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago