POLITIKE

Paralajmërimi rus për Berlinin: Koha t’i themi SHBA-së të heqë dorë nga bazat e saj në Gjermani

Ka ardhur koha që SHBA të heqë dorë nga baza e saj ushtarake në Gjermani. Ky është paralajmërimi që ka dhënë përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për mediat. “Kam një pyetje tha Zakharova: a nuk është koha që nga pozita e ministrit të Jashtëm gjerman të thuhet diçka e ngjashme për Uashingtonin dhe bazat e saj në Gjermani?”, tha Zakharova.

Reagimi i Zakhasovës vjen si rezultat i deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Ministrja e Jashtme gjermane Analene Berbock mbërriti të premten për një vizitë të papritur në Siri së bashku me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barro. Nga Siria, Berbok i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Sipas saj, një vendim i tillë do të tregonte respekt për sovranitetin e Sirisë

“Siria nuk duhet të bëhet përsëri një peng në duart e fuqive të huaja ose një eksperiment për forcat radikale si IS. Kjo nuk është vetëm në interesin e sirianëve, të cilët kanë shpresuar për lirinë e tyre për kaq shumë kohë, por edhe në interesin tone, të gjermanëve dhe europianëve”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock udhëtoi papritur në Damask për bisedime me qeverinë e re siriane. Berlini mund të shfrytëzojë avantazhet në negociata edhe për riatdhesimin e refugjatëve sirian. Republika Federale dëshiron të mbështesë Sirinë me një transferim gjithëpërfshirës, paqësor të pushtetit, me pajtimin e shoqërisë, me rindërtimin, përveç ndihmës humanitare që Berlini ka ofruar për njerëzit në Siri ndër vite. Kjo ndihmë mund të jetë tani një levë për Berlinin për të bërë biznes me sundimtarët e rinj në Siri, theksojnë mediat gjermane.

Së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermania është i vetmi donator që mbeti në vend dhe ofroi ndihmë zhvillimore deri në rënien e regjimit të Asadit – duke e ditur mirë se ishte një akt balancues, sepse një pjesë e caktuar e ndihmës depërtonte gjithmonë në kanale të errëta. Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) ishte dhe është përgjegjëse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago