Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës, naftëtarët paralajmërojnë mbylljen e pompave.
Një ditë pasi që Qeveria e Kosovës, paralajmëroi rregullim të çmimit të naftës, Shoqata e Naftëtarëve, ka paralajmëruar se do të marr vendim për mbylljen e pompave.
Mbledhja e Shoqatës tashmë ka nisur ndërsa gjatë saj pritet të merret vendimi për mbylljen e pikave të derivateve në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dje paralajmëroi se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.
Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës. Të mërkurën, çmimi i naftës Kosovë arriti në nivele rekorde, duke shkuar deri në 1.92 euro.
Qeveria ka marrë një vendim, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.
Sipas vendimit 2 cent do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 8 eurocentë për njësi të produktit të shitur me pakicë nga importuesi ose subjekti i ndërlidhur
Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.
Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë.