Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përgatitet të likuidojë presidentin malazez Milo Gjukanoviq, për ta rikthyer Malin e Zi nën Serbi.
Ai ka thënë se të njëjtën gjë, Serbia me ndihmën e Rusisë, ishte përpjekur ta bënte edhe vite më parë, por nuk kishte pasur sukses.
Sipas Maralushës, pasi kishte tërhequr vërejtjen se po planifikohej ekzekutimi i Gjukanoviqit, ishin arrestuar disa persona, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Maralushës në Facebook:
Vuçiq po përgatitet të rikthejë Malin e Zi prapë nën Serbi. Por, në Mal të Zi nuk do të ketë sukses, derisa Gjukanoviq është ende “Bajraktar”. Vuçiq po përgatitet ta likuidojë Gjukanoviqin. Dhe Gjukanoviq e din se BIA serbe është duke e përgatitur largimin e tij. Disa vite më parë, unë ia tërhoqa vërejtjtën Gjukanoviqit, me anë të rrjeteve sociale dhe me reaksion të shpejtë, disa persona u burgosën. Dhe Gjukanoviç është gjallë sot. Përpjekja e atëhershme për të ekzekutuar Gjukanoviç ishte përgatitur dhe e planifikuar nga Rusia). Në këtë përpjekje ishte përzier edhe BIA serbe.