FOTO&VIDEO

Kryefamiljari ankohet se shteti ia mori padrejtësisht katër fëmijë, arratiset me të pestin

Një banor nga Janjeva e Lipjanit po e akuzon Qendrën për Punë Sociale në këtë komunë se padrejtësisht ia mori fëmijët, për t’i dërguar në strehimore, shkaku i telasheve psikike të nënës së tyre, ndonëse ai vetë është në gjendje të mirë. Kryefamiljari ka kërkuar t’i kthehen fëmijët, pasi është i aftë dhe mund të kujdeset për ta.

Të ndihmuar nga Policia, punonjës socialë në Lipjan i morën katër fëmijët e kësaj familjeje, derisa i pesti u arratis.

Teksa rrëfen për ngjarjet e dy jave më parë, kryefamiljari Vllaznim Pacolli, thotë se QPS-ja si arsye përmendi gjendjen mendore të nënës së fëmijëve, që kishte qenë e shtrirë, e më pas ishte liruar nga Psikiatria.

Shton se me gjithë vështirësitë ekonomike, ai do të mund të përkujdesej vetë për fëmijët.

“Katër fëmijët vetë i kam pasur në shtëpi me gruan, janë ardhur ata mi kanë marrë fëmijët. Unë ika me djalin e madh në kodër, por prapë po na kërkojnë qe një javë…. Veç këta fëmijë po i du, katër fëmijë që mi kanë marrë, ma shumë s’du”, ka thënë Vllaznim Pacolli.

Tregon se kishte qenë në QPS për t’i kërkuar fëmijët, porse kishte qenë e kot.

“Fëmijët hiç, 18 vjet, pa i bo 18 vjet nuk t’i lëshojmë. Djalin e madh po e lypin”.

Në gjendje të rëndë thotë se është edhe fëmija i arratisur, që i ka nëntë vjet.

“Mbrëmë kemi shkuar te një shok kemi fjetur aty deri vonë, sepse Policia më erdhën në ora nëntë dhe më thanë që ta sjelli djalin e madh në stacion. Unë ika, kemi shkuar te një shok kemi fjetur deri në mëngjes deri kah 7 a 8. Kur jemi ardhur kanë trokitur në derë dhe unë nuk jam dalë hiç”, ka rrëfyer ai.

Asociacioni për të Drejtat e Njeriut në Lipjan ka kërkuar përgjegjësi institucionale, pas vizitës që i kanë bërë kësaj familjeje.

“Institucionet e nivelit nacional dhe atyre lokal, kanë vepruar dhe i kanë marrë fëmijët nën përkujdesje, por te fëmijët e tjerë kanë shkaktuar shqetësim dhe si pasojë e këtij veprimi një fëmijë ka marrë traumë dhe është larguar nga shtëpia dhe ka vështirësi të kthehet. Kërkojmë nga institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror të angazhohen sa më shumë”, ka thënë Bekim Krasniqi nga “YAHR”.

Kjo nuk është hera e parë që kësaj familjeje i merren fëmijët.

“Edhe një herë në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit ia kanë marrë fëmijët, ia kanë marrë një muaj e gjysmë dhe i kanë kthyer prapë. Tash sërish ia kanë marrë”, ka thënë Gani Avdyli, drejtor i shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë”.

E përfaqësuesi i fshatit, Behxhet Kongjeli, tregon se kjo familje i ka kushtet e rënda ekonomike, megjithëse banorët e ndihmojnë atë.

“Edhe qytetarët e Janjevës që jetojnë në mërgim në Angli dhe Gjermani, ia kanë blerë shtëpinë para dhjetë vjetësh aty ku e kanë strehuar, mirëpo gjendja ekonomike e ka bërë të veten, andaj kanë probleme familjare dhe sigurisht edhe shoqja ka qenë në gjendje të mirë, por kushtet ekonomike e kanë bërë të veten”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës prej dy ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli, nuk ka dashur të japë detaje rreth këtij rasti, me gjithë insistimin e KOHËS.

Nëpërmjet një përgjigje të shkurtër me shkrim, ajo ka thënë se QPS-ja në bazë të mandatit të saj vepron në interesin më të mirë të fëmijëve dhe familjes, për të shmangur çfarëdo lloj neglizhence dhe rreziku të përmbushjes së detyrave prindërore e në raste të tilla ndërmerr të gjitha masat.

“Të dhënat e mirëbesueshme të mbrojtura me Ligj në raste te tilla kërkojnë përgjegjshmëri institucionale dhe nga partnerët të cilët shprehin interes të informacionit të veprojnë me përgjegjshmëri në respektimin e dinjitetit personal dhe familjar i cilitdo rast që është në nevojë dhe merr shërbime të përkujdesjes ndaj fëmijëve”, ka shtuar Shamolli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago