Ish-deputeti socialist Et’hem Ruka, një prej ish-figurave të së majtës ndër vite, i njohur dhe si biolog, ofroi arsyetimin e tij mbi ecurinë e Corona-s në Shqipëri, duke parashikuar, gjithnjë sipas treguesve, se për dy javë do kemi një situatë të normalizuar sa i përket infektimeve.
“Si ka evoluar numri i te infektuarve dhe i të shëruarve me sars cov-2, i shprehur ne % nga 9 mars deri me 14 prill 2020. Siç shihet % e te sëmurëve nga virus me kurore (kolonat ngjyre blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonët me ngjyrë tëe kuqe) gradualisht duke u rritur.
Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e te sëmurëve dhe ajo e te shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të behet më e madhe se ajo e të sëmurëve. Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo ditë.
Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javesh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të pakten për javen e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi.
Shënim: Të dhënat e mësiperme janë personale dhe jo zyrtare”, shkruan profesor Ruka.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…