Paris Saint-Germaini i është bashkuar Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Kampioni francez në gjysmëfinalen interesante e eliminoi skuadrën angleze, Arsenal.
Pas fitores 1:0 në Londër, PSG-ja të mërkurën mbrëma fitoi 2:1 në “Parkun e Princave”. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 parisienët siguruan paraqitjen në finalen e 31 majit në Munih.
Arsenali ka sulmuar më shumë, ka krijuar më shumë raste, por ishin vendasit që ishin më konkretë për tjetër fitore ndaj ekipeve angleze.
Fabian Ruiz shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit, në minutën e 27-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë, ndonëse “topçinjtë” rrezikuan disa herë.
Pjesa e dytë ishte plot aksion.
Portieri i Parisit, Gianluigi Donnarumma bëri pritje vendimtare para se Vitinha të dështonte nga pika e bardhë. Penallti për Parisin u dha pas rishikimit të VAR-it, për lojë me dorë. Vitinha në minutën e 69-të gjuajti penalltinë, por zbehtë. Dhe David Raya i Arsenalit ndali goditjen e tij.
Megjithatë, vetëm tre minuta më pas, PSG-ja shënoi për 2:0. Achraf Hakimi realizoi me goditje të bukur nga zona në minutën e 72-të.
Bukayo Saka ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 76-të. Por pak minuta më pas ylli i Arsenalit humbi rast të mirë për të barazuar rezultatin. Dhe kështu ndeshja thuajse përfundoi për Arsenalin, ndonëse skuadra e Mikel Artetas nuk ndali përpjekjet deri në fund.
Parisi për herë të dytë është kualifikuar në finale të Championsit. Në finalen e vitit 2020 kishte humbur 1:0 nga Bayerni.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…