Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke ndarë disa pamje nga parku i ri fotovoltanik i Fierit.
Ky park, shkruan Rama, është një investim që do t’i shtohet “buqetës së re të energjisë së gjelbër”, që do t’i shtohen fuqisë prodhuese për të garantuar sovranitetin energjetik.
“Një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë“, ka shkruar kryeministri.
https://www.facebook.com/share/v/ZtpNXjXvFfzEitiA/?