Partia Fjala përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media kundër “Paradës së Krenarisë” që do të mbahet sot.
Kjo parti që njihet për qasjen e saj konservatore vazhdimisht ka qenë kundër komunitetit LGBTI dhe paradave që janë mbajtur në Kosovë nga ky komunitet.
Kjo konferencë do të organizohet në ora 9:30 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, dy orë para se të fillojë “Parada e Krenarisë” në sheshin “Skenderbeu”.
Partia Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi në zgjedhjet që u mbajtën të dielën ka arritur të fitojë 2 mijë 929 vota ose 0,37% në nivel vendi. Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”. Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet sot duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skenderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…