Pas 5 vitesh, dalin pamjet e aksidentit mes anijes dhe “arkivolit fluturues” amerikan

Ngjarja është e vitit 2017, por vetëm tani janë përhapur pamjet e para të ditës kur një nga helikopterët më të diskutuar goditi një anije ushtarake ne Australi, në një nga aksidentet më dramatike të ushtrisë amerikane.

Bëhet fjalë për një helikopter të tipit Bell Boeing V-22 Osprey, i cili goditi anijen transportuese USS Green Bay, pas një defekti që vrau 3 ushtarë dhe rrezikoi jetën e dhjetëra të tjerëve, potencialisht edhe të gjithë anijes që transportonte deri në 700 persona.

Pamjet e shpërndara vetëm tani tregojnë terrorin e atyre momenteve, dhe sesi helikopteri përgatit uljen ë pistën e dedikuar të anijes, por ulet menjëherë dhe godet mjetin lundrues, duke përfunduar në ujërat e Paqësorit.Helikopteri Osprey përfaqëson një nga mjetet me të përdorura të ushtrisë amerikane, sepse struktura e tij është hibride midis një helikopteri tradicional dhe një avioni, me helikat që drejtohet vertikalisht ashtu si horizontalisht, sipas nevojës.

Por mjeti fluturues, nga viti 1989 ku kanë dalë prototipet e para, eshte akuzuar edhe si protagoniste e një seri aksidentesh që kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e 51 ushtarakëve, aq s anë ambientet ushtarake më kritike cilësohet si “arkivoli fluturues”.