Pas dështimit për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri apo siç njihet me shkurtesën Labi, ka shkurtuar flokët dhe mjekrrën, shkruan Gazeta Metro.
Këngëtari nga Ferizaj Labi, i cili qe edhe deputet në legjislaturën e kaluar ka njoftuar se në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka marrë vota të mjaftueshme për një ulëse në Kuvend.
Tahiri, i cili këtë radhë kandidoj nga lista e koalicionit AAK-PSD, nuk fitoi besimin e qytetarëve edhe për një mandat, madje edhe përkrahja nga vendlindja e tij ishte dëshpëruese.
Labi ka postuar një fotografi ku shihet se i ka qethur flokët dhe mjekrën, ndonëse para disa kohësh kishte thënë nuk do të heqë asnjë fije të flokëve e as mjekrën, në shenjë proteste, derisa Kosova të mund të lëvizë lirshëm nëpër Evropë.