Pas dy tentimeve për votim, në Kuvend nuk pati kuorum për votimin e Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Ani pse VV-ja kërkoi shkarkimin e këtij bordi dhe u kundërshtua fuqishëm nga opozita, kryesuesja e kuvendit vendosi që këtë pikë ta zhvendos në seancë e së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit.
“Për shkak që nuk ka kuorum për vendimmarrje kjo pikë duhet të shtyhet, të zhvendoset. Lusim shefat e grupeve parlamentare të vijnë për një konsultë. Për shkak që kemi edhe mbledhjen e kryesisë sot dhe në pajtim me shefat e GP do të vazhdojmë me këtë seancë të mërkurën nga ora 13:00”, theksoi Bogujevci.
Kuvendi sot nuk arriti t’i voton edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Në bazë të rekomandimit, anëtar të Bordit janë me këtë përbërje: Arsim Berisha kryesues, Gëzim Qerimi anëtar, Shkumbin Hyseni anëtar dhe Ilmi Ahmeti anëtar.