LAJME

Pas “grupit kriminal” ‘SASPAC’, Ilir Beqaj merret i pandehur për 5 akuza

Teksa po përballet me drejtësinë për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për “Sterilizimin”, ish-ministrit Ilir Beqaj u mor i pandehur nga SPAK edhe për 5 akuza të tjera.

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimin e nisur për dosjen “SASPAC”, agjencisë që drejtoi pasi la Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, gjatë drejtimit të agjencisë që koordinonte fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri Beqaj ka bërë korrupsion, ka shkelur barazinë në tendera, ka mashtruar, ka falsifikuar dokumente dhe ka fshehur pasurinë.

Të hënën ish-ministri u shoqërua nga paraburgim i Durrësit drejt SPAK, ku u njoh me akuzat në prani të avokatit të tij mbrojtës. Për të njëjtën çështje, SPAK vuri nën akuzë edhe Ermal Kurtulajn, Mira Topçiun, Bledar Lekën, Gazment Haxhinë dhe Elton Marinin.

Sipas SPAK, përgjatë viteve 2022-2023, kohë kur Beqaj ishte nën hetim për “Sterilizmin”, si drejtues i Agjencisë SASPAC më bashkëpunim me Kurtulajn dyshohet se ka abuzuar me të paktën 8 procedura tenderuese.

Nga hetimi ka rezultuar se fituesi ishte dakordësuar dhe përcaktuara para procedurës së tenderit dhe më pas janë kryer veprimeve fiktive për efekt dokumentacioni e pagese. Nga hetimi janë ngritur dyshime edhe për pasuri të padeklaruara të Beqajt, interesat pasurorë në një restorant pranë qendrës së Tiranës ku dyshohet të ketë investuar gati 100 mijë euro si edhe një automjet të regjistuar në emër të Ermal Kurtulajt.

Nga kontrollet e ushtruara për hetim në banesa dhe zyra shoqërish tregtare u sekuestruan edhe 47 mijë euro dhe700 mijë lekë. Pas komunikimit të akuzave, të pandehurit kanë 10 ditë kohë të paraqesin prapësime dhe më pas dosja depozitohet në Gjykatë për t’iu nënshtruar shqyrtimit paraprak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago