BOTA

Pas kërkesës zyrtare, “Apple” fshin aplikacionin e Kuranit në Kinë

Kompania e njohur amerikane e teknologjisë, “Apple”, ka fshirë njërin ndër aplikacionet më të popullarizuara të Kuranit në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët e këtij shteti.

Aplikacioni i quajtur “Quran Majeed” është i qasshëm në mbarë botën në “App Store” dhe ka gati 150.000 vlerësime. Ai përdoret nga miliona myslimanë, shkruan BBC.

Qeveria kineze nuk i është përgjigjur kërkesës së televizionit britanik për të dhënë një koment. Fshirja e këtij aplikacioni së pari u vërejt nga uebfaqja “Apple Censorship”, e cila i vëzhgon aplikacionet në “App Store” në nivel global.

Përmes një deklarate, zhvilluesi i këtij aplikacioni, PDMS, tha: “Sipas kompanisë Apple, aplikacioni ynë, “Quran Majeed”, është hequr nga App Store në Kinë sepse përfshin përmbajtje që kërkon dokumentim shtesë nga autoritetet kineze.”

“Jemi duke bërë përpjekje për të vendosur kontakte me Administratën e Kibernetikës së Kinës dhe me autoritete përkatëse kineze për ta zgjidhur këtë çështje”, thuhet më tej në deklaratë. Kompania tha se këtë aplikacion në Kinë e përdornin rreth një milion njerëz.

Ndryshe, Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe, por Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe për gjenocid, kundër ujgurëve kryesisht myslimanë në rajonin Xinjiang.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago