Sipas vendimit aktual në fuqi me 4 maj pritet të përfundon kufizimi i lëvizjes.
Pikërisht në këtë datë, faqja “10 Milion Shqiptarë” në Facebook e krijuar në mbështetje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 për të kundërshtuar çfarëdo mundësie për qeveri, përveç zgjedhjeve.
Njoftimi:
Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19), të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një Qeveri ligjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit te Kosovës. Mos e shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll !! Jemi lodhë krejt Kosova.
Prandaj shpërndaje edhe ti këtë event dhe të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të Republikës sonë.