POLITIKE

Pas njoftimit se partia e tij “Aleanca për Shqiptarët” do largohet nga koalicioni qeveritar, Arben Taravari jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dorëzoi dorëheqjen në qeveri, ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë.

“Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij, pasi të pranohet nga kryeministri, pritet të kalojë në procedurë në Kuvend.

“Akoma nuk kemi asnjë informacion ose paralajmërim. Kur të marrim dorëheqjen me shkrim, atëherë sipas rregullores do të presim propozim nga Kryeministri që të konstatohet dorëheqja dhe më pas kalojmë në procedurën e caktimit të ministrit të ri. Flasim për situata hipotetike”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Pas konstatimit të dorëheqjes së Taravarit, VLEN është e bindur se pozitat që i kanë takuar ASH-së në ekzekutiv do të mbushen nga VLEN. Zv.kryeministri Mexhiti thotë se nuk është biseduar që VMRO-DPMNE-ja të marrë Shëndetësinë.

“Fillimisht duhet ta konstatojmë dorëheqjen. Ajo që është e rëndësishme, të gjitha pozicionet që i ka Aleanca për Shqiptarët, do të mbeten në kuadër të VLEN-it. Do të bëjmë analizë, do t’i japim më të mirët dhe më të përgatiturit për ato pozicione”, u shpreh Izet Mexhiti, Zv.kryeministër.

Taravari një ditë më parë njoftoi dorëheqjen e tij, por siç tha për MIA, funksionarët e tjerë do të shkarkohen. Për Mexhitin kjo tregon se Taravari nuk është në një vijë me strukturat e partisë.

“Kjo tregon që pjesa dërmuese brenda Aleancës për Shqiptarët që në themelim ka qenë antipod i BDI-së, nuk pajtohen me qëndrimin e kryetarit të partisë. Ka marrë rrugë të gabuar dhe është evidente që çdo ditë ka largime, ka paraqitje të mendimeve ndryshe nga funksionarë të ndryshëm. Kjo tregon që kryetari nuk është në vijë me anëtarësinë dhe me strukturat e partisë”, shtoi Izet Mexhiti, Zv.kryeministër.

ASH-ja në qeveri përfaqësohet me ministrin e Shëndetësisë, Zv.kryeministrin për qeverisje të mirë, zv.ministrin e Bujqësisë dhe zv.ministrin e Mbrojtjes. Funksionarë të tjerë të eshalonëve më të ulëta pritet po ashtu të shkarkohen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago