Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha të hënën në mëngjes (28 mars) se “nuk e fal dhunën” pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenë gjatë ceremonisë së “Oscars”.
“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve “Oscars”, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën’”, ka shkruar organizata në Twitter pas ngjarjes.
Rock, bëri shaka se ai mezi priste të shihte Pinkett Smith në “GI Jane 2”, duke u tallur për kokën e saj tullac. I tërbuar, Smith vrapoi në skenë dhe goditi komedianin në fytyrë.
“Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote, i bërtiti aktori pasi u kthye në vendin e tij , teksa humoristi mbeti i habitur nga veprimi i Smith.
Pas sherrit tronditës, Will Smith u nderua me “Oscar” në kategorinë për “Aktorin më të mirë” për interpretimin e tij në filmin “King Richard” dhe kërkoi falje me sy të përlotur gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…