FOTO&VIDEO

Filmi “CODA”, fitues befasues i çmimit kryesor “Oscar”

Edicioni i 94-t i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Oscar”, zuri vend të dielën mbrëma në teatrin “Dolby” në Hollywood.

Filmi “CODA”, një dramë me buxhet relativisht të ulët që dikur konsiderohej si një projekt me gjasa të vogla për t’u shpërblyer, u shpall “Filmi më i mirë” si dhe u bë filmi i parë i shpërndarë nga një platformë digjitale që e fitoi shpërblimin kryesor të Hollywoodit. “Coda” flet për një familje shurdhmemecësh, me përjashtmin të vajzës së quajtur Ruby, e cila dëshiron ta ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare.

Filmi i cili fitoi më së shumti trofe gjatë mbrëmjes ishte “Dune”, që u shpërblye në gjithsej gjashtë kategori, raportoi të hënën “The New York Times”.

Çmimi “Regjisori më i mirë” shkoi për regjisoren nga Zelanda e Re, Jane Campion, e cila u nderua për punën në filmin më të nominuar të këtij edicioni, “The Power of the Dog”.

Fitorja e Campionit ishte e rëndësishme për historinë e ceremonisë “Oscar”, pasi për të dytin vit me radhë në kategorinë kryesisht të dominuar nga burrat, “Regjisori më i mirë”, triumfoi një grua. Vitin e kaluar këtë shpërblim e fitoi regjisorja, Chloé Zhao, për filmin “Nomadland”.

Campion po ashtu është gruaja e parë e nominuar dy herë në këtë kategori.

Aktori Will Smith po ashtu arriti ta fitojë çmimin më të rëndësishëm të karrierës, “Aktori më i mirë”, për performancën e shkëlqyer në filmin biografik “King Richard”. Jessica Chestain triumfoi në kategorinë “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “The Eyes of Tammy Faye”, duke e mundur një konkurrencë të fortë të përbërë nga aktoret: Nicole Kidman, Penelope Cruz, Olivia Colman dhe Kristen Stewart.

Çmimi “Aktorja më e mirë në rol dytësor” shkoi për aktoren e filmit “West Side Story”, Ariana DeBose, e cila u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale që fiton “Oscar” për aktrim. Aktori i filmit “CODA”, Troy Kotsur, u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor”. Ai është personi i dytë shurdhmemec që fiton çmim “Oscar” për aktrim.

Ashtu siç ishte parashikuar, Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas, e fituan çmimin “Kënga më e mirë origjinale”, për kolonën zanore të filmit me agjentin James Bond”, “No Time To Die”.

Projekti filmik nga Japonia, “Drive My Car”, u shpall “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, kategori kjo ku të gjithë po prisnim që të nominohej edhe filmi kosovar, “Hive”, i regjisores Blerta Basholli.

Me çmimin “Filmi më i mirë i animuar” u nderua filmi “Encanto”. Filmi i regjisori Kenneth Branagh, “Belfast”, u shpërblye në kategorinë “Skenari më i mirë origjinal”, kurse “CODA” e fitoi shpërblimin “Skenari më i mirë i adaptuar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago