Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kërcënuar Rusinë dhe Kinën me një skenar si ai që rezultoi në eliminimin e gjeneralit iranian Kasem Soleimani, duke pohuar se Uashingtoni ishte plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë një veprim të tillë.
Sipas Mike Pompeo, likuidimi i Soleimani shënon fillimin e strategjisë së re amerikane që synon eliminimin e kundërshtarëve të saj. Dhe kjo do të vijojë tani jo vetëm për Iranin, por edhe për Rusinë: “Një strategji më e madhe” fshihet pas likuidimit të Soleimanit, komandantit të Forcës Kuds”, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Presidenti Trump dhe ata nga ne në ekipin e tij kombëtar të sigurisë kanë rindërtuar një strategji parandaluese, dhe kjo është një parandaluese e vërtetë kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha ai.
Pompeo gjithashtu theksoi rritjen e ushtrimeve detare amerikane në Detin e Kinës së Jugut në përgjigje të militarizimit të ishujve të pretenduar nga Kina dhe vendosjen e tarifave nga Trump për importet kineze, si dy aspekte të strategjisë parandaluese të administratës Trump.
“Ne po rivendosim kredibilitetin e frenimit,” tha Pompeo.
Rusia iu përgjigj shpejtë deklaratës së Pompeos, duke theksuar se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe se ato nuk i bëjnë përshtypje Rusisë:
“Lëreni Pompeon të varë një listë kërcënimesh në gjoksin e tij dhe të ecë me të në Departamentin e Shtetit. Nuk është një diskurs serioz, gjëra të tilla nuk funksionojnë me Rusinë. Eliminimi i personelit ushtarak të rangut të lartë në Rusi dhe jashtë saj padyshim që do të ketë pasoja të rënda dhe do të jetë shkaktari i një konflikti midis fuqive bërthamore.