KRYESORE

Pas sulmeve që janë shpeshtuar në Gjermani, Scholzi kërcënon azilkërkuesit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është zotuar të hënën të ashpërsojë ligjet dhe të shtojë deportimet e azilkërkuesve të refuzuar.

Scholzi e bëri zotimin gjatë një vizite në Solingen, qytetin në perëndim të Gjermanisë, ku të premten u vranë tre persona nga një ekstremist i dyshuar islamik nga Siria, raporton AP.

Scholz, duke folur pasi vendosi lule në një memorial të improvizuar në Solingen, tha se ishte “i zemëruar” për sulmin, në të cilin u plagosën tetë persona të tjerë.

I dyshuari u dorëzua në polici të shtunën në mbrëmje, një ditë pas sulmit në një festival që shënonte 650 vjetorin e qytetit.

Prokurorët federalë thanë të dielën se ai po vepronte sipas besimeve të grupit të Shtetit Islamik, kur i goditi viktimat e tij me thikë nga pas në qafë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Kërkesa për azil e 26-vjeçarit ishte refuzuar dhe ai pritej të deportohej vitin e kaluar në Bullgari, ku hyri për herë të parë në Bashkimin Evropian.

Deportimi i tij nuk ndodhi kurrë sepse ai u zhduk për një kohë, sipas raporteve të mediave gjermane.

Kjo ka ringjallur kritikat ndaj qeverisë për migrimin dhe deportimin.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që gjëra të tilla të mos ndodhin kurrë në vendin tonë, nëse është e mundur”, ka thënë Scholz për sulmin.

Scholzi ka theksuar gjithashtu se kishte pasur një rritje prej 30% të dëbimeve këtë vit, duke shtuar se po shikohej nga afër mundësia se si mund të kontribuohet në rritjen e këtyre shifrave edhe më tej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago