KRYESORE

Pas takimit me Nenad Rashiqin – deklarohet Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Pas këtij takimi, ai ka thënë se me Rashiq është takuar për të diskutuar për procesin zgjedhor në komunat serbe, duke mohuar se ka qenë takim për të diskutuar mbi një koalicion të mundshëm.

“Më duhet të ju them se njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq dhe bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky është shumë i zhgënjyer me parregullsitë dhe shkeljet e shumta, pra nuk ishte ndonjë takim për koalicionin e ardhshëm qeverisës meqenëse aty ne do të merremi më shumë tash me bisedimet që i kemi me lidhjen demokratike të Kosovë, por isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe aq më tepër që vëzhguesit ndërkombëtar na treguan shumë qartë që ka pasur shkelje të ligjit, trysni mbi serbët dhe në këtë mënyrë është lënduar procesi ynë”, ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se Rashiq është njëri ndër tre folësit kryesor në konferencën e donatorëve pas shpalljes së pavarësisë dhe sipas tij është për të ardhur keq që nuk ka pasur zgjedhje të lira e demokratike në komunitetin serb.

Ai ka theksuar se Rashiq është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Kosova duke thënë se nuk e ka pasur asnjë aferë apo skandal të vetëm si ministër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago