POLITIKE

Pas Ukrainës, Putin sulmon Ballkanin! Robertson: Hyrja e Kosovës në NATO do të sillte paqen në rajon

Lord George Robertson ishte ministër Mbrojtjeje në kabinetin e udhëhequr nga Toni Blair, në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur NATO ndërhyri për të çliruar Kosovën. Duke folur për mikronin e A2 CNN, Robertson kujton tensionet e asaj kohe dhe vështirësitë me të cilat u përballën për të nisur fushatën e bombardimeve që do të ndalte regjimin e Millosheviçit.

“25 vjet më parë, ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të vendeve të mëdha e dinin çfarë po ndodhte në Kosovë ashtu sikurse njerëzit që ishin këtu, por njerëzit e tjerë jashtë nuk e dinin dhe ne vendosëm se duhej të vepronim, por ishte shumë e vështirë. Duke qenë se nuk kishte asnjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por ne ishim të vendosur dhe pas 78 ditësh ky vend ishte ilirë, tani e ardhmja e vendit është në duart e popullit dhe shpresoj se do të shfrytëzoni mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të begatë për të gjithë njerëzit që jetojnë këtu”.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet edhe për situatën aktuale të sigurisë duke thënë se çdo fitore e Rusisë në agresionin e saj në Ukrainë do të pasohet nga një tjetër konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Kam frikë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, që është sfida më e madhe për të gjithë ne. Nëse Vladimir Putin do të ketë sukses në Ukrainë atëherë Ballkani Perëndimor do të jetë të jetë zona e radhës ku ai do të ndërhyjë. Ai veçse po luan lojëra në rajon përmes luftës kibernetike, ndërhyrje në zgjedhje, kështu që s’ka dyshim por që do të jetë shumë më keq në rast se ai do të ketë sukses në Ukrainë dhe kjo është arsyeja pse uniteti i Evropës është në të njëjtën kohë aq i rëndësishëm përballë agresionit të tij të paligjshëm në Ukrainë”.

Robertson shprehet se anëtarësimi i plotë i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.

“Shpresoj se Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, kjo ishte ëndrra që e kishim 25 vjet më parë dhe është ende ëndrra ime personale sot. Besoj se ky vend ka treguar këmbëngulje dhe trimëri të madhe në tejkalimin e problemeve të së shkuarës andaj edhe problemet e së ardhmes do të kërkojnë sërish shumë guxim dhe shumë këmbëngulje, por besoj se vendi i ka këto cilësi”.

Lord George Robertson është një nga figurat që vlerësohet shumë në Kosovë për rolin e tij në ndaljen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet ‘98-‘99.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago