Këshilli i Lartë Gjyqësor në Shqipëri ka pranuar kërkesën për pezullimin nga detyra të gjyqtares të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit të hetimit.
Ky Këshill ka kërkuar hetime të mëtejme për shkeljet disiplinore.
Gjatë paraqitjes së sotme, Kapedani ka kërkuar që të dëgjohet edhe zëri i saj dhe të zbulohet e vërteta. Po ashtu, ajo paraqiti dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetares.
Gjyqtarja e Elbasanit ka deklaruar se ka bërë video që i përkasin jetës së saj personale, por kurrsesi me qëllim për t’i publikuar ato në rrjete sociale, duke shtuar se shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë llogaritë e tyre personale në rrjete sociale, si ‘TikTok’, ‘Instagram’ e ‘Facebook’.
Gjatë seancës së sotme, ajo madje është përlotur, teksa ka kërkuar gjykim të drejtë.
”Mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit te ndikojnë tek vendimi juaj, mos të sakrifikohem për qëllime të tjera,” u shpreh ajo në fjalën e saj.