FOTO&VIDEO

Dëmtoi Radio Kosovën mbi 330 mijë euro, i konfiskohet pasuria ish-kontabilistit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për konfiskimin e pasurisë së ish-kontabilistit të Radio Kosovës, Bajram Shehu, i dënuar për përvetësim në detyrë, transmeton Gazeta Sinjali.

Atij i janë konfiskuar shtëpia e banimit në lagjen “Emshir”, me sipërfaqe prej 298m², garazhi me sipërfaqe prej 30 m² dhe një veturë e tipit “Land Rover”.

Bajram Shehu, më 30 prill 2014, ishte shpallur fajtor për përvetësim të 331,350.87 euro, për çka ishte dënuar me tre vjet e dy muaj burgim. Atij i ishte konfiskuar edhe pasuria, përfshirë edhe një shtëpi në lagjen “Emshir”.

Dënimi me burgim ishte vërtetuar edhe nga Apeli, por rasti ishte kthyer në rigjykim sa i përket konfiskimit të pasurisë.

Pas rigjykimit, shkalla e parë sërish kishte vendosur për konfiskimin e pasurisë së Shehut. Por, Gjykata Supreme, në tetor 2019, kishte vendosur që Shehu sërish të gjykohet sa i përket dënimit plotësues, konfiskimit të pasurisë.

Pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë përsëri ka marr vendim që të konfiskoj pasurinë sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Bajram Shehut, në bazë të nenit 62 dhe 69, i shqiptohet dënimi plotësues, i konfiskohen përherë sendet si në vijim: shtëpia e banimit në lagjen “Emshir” me sipërfaqe prej 298m² dhe garazhi me 30 m², për të cilën nga kjo gjykatë i është lëshuar urdhër ndalues afatgjatë”, tha kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini.

Gjykata ia ka konfiskuar edhe veturën e tipit “Land Rover”, e cila ka qenë e sekuestruar me urdhër të gjykatës.

Sipas gjykatës, është vërtetuar se këto sende janë dobi pasurore të përfituara me kryerjen e veprës penale, për çka i akuzuari Shehu është shpallur fajtor, raporton “Betimi për Drejtësi”

Me aktgjykim, gjykata ka obliguar Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar apo Sekuestruar të shes sendet e lartcekura.

“Shitja e shtëpisë bëhet sipas procedurave të Agjencisë dhe nga të ardhurat e fituara nga shitja e aseteve të kompensohet e dëmtuara RTK. E dëmtuara po ashtu udhëzohet që për pjesën e dëmit që nuk mund të realizohet nga shitja e aseteve të konfiskuara në kontest juridiko – civil”, shtoi gjykatësja.

Bajram Shehu akuzohej se në vitet 2007– 2012, si person zyrtar, derisa ishte duke punuar në Radio Kosovë në pozitën shef i kontabilitetit, me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka përvetësuar shumën prej 331,350.87 euro.

Sipas aktakuzës, mjetet të cilat i ishin besuar atij si shef i kontabilitetit në Radio Kosovë, Shehu nga llogaria bankare e Radio Televizionit të Kosovës i ka bartur në llogarinë e firmës së tij, NSH “Pastrimi”.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, dëmi që i është shkaktuar Radio Kosovës arrin shumën prej 331,350.87 euro.

Tutje, Shehu akuzohej se me qëllim që vetit t’i sillte përfitim pasuror të kundërligjshëm, me mjetet e Radio Kosovës kishte blerë 12 radiatorë për ngrohje qendrore, në vlerë të përgjithshme prej 1.061,50 euro.

Këta radiatorë sipas aktit akuzues Shehu i kishte përvetësuar për vete, duke i dërguar në shtëpinë e tij, me çka të dëmtuarës Radio Kosova i ka shkaktuar dëm material.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

37 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago