KRYESORE

Serwer: Grenell dëshiron shkëmbim të territoreve, që Thaçin ta shpëtojë nga Specialja

Përfaqësuesi Special i presidentit Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, dje ka takuar gjithë lidershipin në Kosovë. Megjithatë pas takimeve që ka pasur me presidentin Hashim Thaçi dhe liderët tjerë politikë të Kosovës, është lëshuar vetëm një komunikatë nga zyra e Thaçit dhe një reagim në Twitter nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Nga zyra e Thaçit kanë thënë se Grenell shpreson në një rikthim të shpejtë në dialog, ndërsa Kosnett ka thënë se i dërguari i Trump për dialogun mezi pret që t’ia fillojë punës me liderët kosovarë.

Ndërkohë, mediumi amerikan “Bloomberg” i thirrur në burime brenda zyrës së Hashim Thaçit, kanë thënë se Donald Trump i ka dhënë mandat të plotë Grenellit për të arritur një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas asaj që shkruan ky medium, emisari i Trump do të bëjë përpjekje që të arrijë një marrëveshje brenda pak muajve. Muajt shkurt-mars të vitit 2020 janë përfolur si ‘deadline’ për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd.

Megjithatë lidhur për këtë shkrim të “Bloomberg” ka reaguar ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, i cili që nga fillimi emërimin e Richard Grenell e ka quajtur si një vendim ‘bizar’ të SHBA-së si dhe një ofendim që po i bëhet Gjermanisë.

Serwer thotë që një presion i tillë agresiv ndaj Prishtinës në një kohë kur s’janë krijuar ende institucionet e reja është një shpërdorim diplomatik, por sipas tij i qëllimshëm.

Ish-diplomati amerikan thotë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, karshi Gjykatës Speciale.

Sipas tij, një gjë e tillë i shërben vetëm interesit të Rusisë.

“Një gjë e tillë garanton destabilizimin, iu shërben interesave të Rusisë”, ka shkruar Serwer në një reagim në ‘Twitter’.

Richard Grenell pritet që sot të qëndrojë në Beograd ku do të takojë krerët e shtetit serb. Ndërkohë pas një jave në Serbi për një vizitë do të arrijë edhe Përfaqësuesi tjetër Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i emëruar nga Sekretari Amerikan, Mike Pompeo.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago