Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në një postim në facebook ka reaguar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi minuta më parë në Pejë.
Muhaxheri është shprehur se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e Astrit Ademaj.
Ai ka shprehur ngushëllimë për familjen Ademaj.
Postimi i plotë:
Tepër i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë. Në këtë rast tepër të rëndë, u vra edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të vrarëve. Qytetarët e Pejës janë tepër të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.