Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,.
Para takimit me Kurtin, zyrtarët e BE-së kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Më pas, pritet një takim trepalësh me Kurtin dhe Vuçiqit.
Pas përfundimit të takimit trepalësh, Borrell do të deklarohet për media.