LAJME

Drita në qiell para tërmeteve shkatërruese, shkencëtarët japin shpjegimin e tyre

“Dritat e tërmetit”, si ato që shihen në videot e kapura në momentin kur toka nisi të dridhej në Marok, datojnë shekuj më parë në Greqinë e lashtë.

Këto shpërthime drite me ngjyra të ndryshme, që u filmuan së fundmi pas tërmetit me magnitutë 6.8 në të premten e kaluar në Marok, kanë lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët dhe ende nuk ka konsensus mbi atë që i shkakton ato.

“Megjithatë, mbeten padyshim reale,” thotë John Derr, gjeofizikan në pension i cili ka punuar në Shërbimin Gjeologjik të SHBA. Ai është bashkëautor i disa punimeve shkencore mbi dritat e tërmetit, ose EQL.

“Të shohësh EQL varet nga errësira dhe faktorë të tjerë favorizues,” shpjegoi ai.

Ai tha se videoja e fundit nga Maroku e shpërndarë në internet ngjante me dritat e tërmetit të kapura në kamerat e sigurisë gjatë një tërmeti të vitit 2007 në Pisco, Peru.

Juan Antonio Lira Cacho, profesor i fizikës në Universidad Nacional Mayor de San Marcos në Peru dhe Universitetin Katolik Papnor të Perusë, i cili ka studiuar fenomenin, thotë se përdorimi i gjerë i kamerave të sigurisë e ka bërë më të lehtë studimin e dritave të tërmetit.

“Dyzet vjet më parë, ishte e pamundur,” tha ai. “Nëse do t’i shihje, askush nuk do ta besonte atë që kishe parë.”

Dritat e tërmetit marrin forma të ndryshme

Dritat e tërmetit mund të marrin disa forma të ndryshme. Ndonjëherë ato mund të duken të ngjashme me vetëtimat e zakonshme, ose mund të jenë si një brez i ndritshëm në atmosferë i ngjashëm me aurorën polare.

Studiuesit kanë zbuluar se rreth 80% e dukurive të tilla, të studiuara kanë ndodhur në tërmete me magnitudë më të madhe se 5.0.

Në shumicën e rasteve, fenomeni u vëzhgua pak para ose gjatë ngjarjes sizmike dhe ishte i dukshëm deri në 600 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Shkaqet e mundshme të dritave të tërmetit

Friedemann Freund, bashkëpunëtor i Derr dhe profesor ndihmës në Universitetin e San Jose ka dalë me një teori për dritat e tërmetit.

Ai shpjegon se kur disa defekte ose papastërti në kristalet në shkëmbinj vihen nën stres mekanik, si për shembull gjatë ngritjes së streseve tektonike para ose gjatë një tërmeti të madh, ato çahen menjëherë dhe prodhojnë energji elektrike.

Shkëmbi është një lloj izoluesi që, kur stresohet mekanikisht, bëhet gjysmëpërçues, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago