Aleksandar Vuçiq njësoj sikur ish-shefi i tij, pas 20 vjetëve se Reçaku është një trillim i falsifikuar nga “mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”.
Edhe pse tashmë shtatë vjet në krye të Serbisë, si kryeministër dhe president i shtetit, Aleksandar Vuçiq ende po tregohet pa kurrfarë imagjinate.
Pas më shumë se 20 vjet në politikë, ai vetëm i përsërit fjalët e mësuesit dhe idhullit të tij dhe kriminelit të dënuar për krime lufte Vojisllav Sheshel, të cilit i ka shërbyer me aq përkushtim gjatë viteve të nëntëdhjeta kur partia e padronit të tij, Partia Radikale Serbe ishte në koalicion me partinë e Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq të quajtur Partia Socialiste Serbe.
Me rastin e dënimit të ish-ministrit të Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe Ivan Todosijeviq për shkak të deklaratës së tij se në Raçak nuk ka ndodhur masakër porse është vetëm një trillim, Vuçiq ka thënë se edhe ai thotë që ky është një trillim i falsifikuar nga “mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”.
Kjo është deklaratë e cituar fjalë për fjalë e ish-padronit të tij Sheshel, i cili këtë e ka thënë para më shumë se 20 vjetëve, atëherë kur edhe ka ndodhur një prej masakrave më të egra ndaj civilëve shqiptarë, e raportuar nga të gjitha mediet botërore, reporterët e të cilave kanë qenë prezentë në Kosovë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…