LAJME

Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes

Misioni Katolik Shqiptar në Lucern dhe Misioni Katolik Shqiptar Nënë Tereza në Aarau. Pashkët, festa më e shenjtë e besimit të krishterë, këtë vit u kremtuan me një shpirt të thellë përkushtimi nga komuniteti shqiptar katolik në Zvicër. Meshat e zhvilluara në gjuhën shqipe nga Misioni Katolik Shqiptar në Lucern dhe ai “Nëna Terezë” në Aarau, nuk ishin thjesht një akt fetar, por një ngjarje që bashkoi shqiptarët, duke i lidhur ata me rrënjët e tyre shpirtërore dhe kulturore, edhe pse larg atdheut.

Javë e Shenjtë në Lucern, momente të thella reflektimi

Misioni Katolik Shqiptar në Lucern, gjatë Javës së Shenjtë, mblodhi besimtarët për të përjetuar me përulësi dhe reflektim çastet më domethënëse të kalendarit të Pashkëve. Meshat e së Enjtës dhe të Premtes së Madhe shpalosën ritin e mundimit, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, duke i dhënë ngjarjes një dimension të thellë shpirtëror.

“Të Premten e Madhe qëndrojmë në heshtje përpara kryqit,” tha Don Anton Uka, me një fjalë të ngrohtë e prekëse, që e mbushte kishën me një heshtje plot kuptim. “Është një heshtje që flet më shumë se çdo fjalë – sepse në atë kryq u derdh dashuria më e madhe që njeriu ka njohur ndonjëherë.”

Një nga momentet më të ndjera të së Enjtës së Madhe ishte rituali i larjes së këmbëve, një simbol i thellë përulësie dhe shërbimi ndaj të tjerëve. Don Uka kujtoi fjalët e Jezusit, i cili lau këmbët e dishepujve, duke përcjellë mesazhin e faljes dhe dashurisë si themel të jetës së krishterë. “Të shërbesh, domethënë të mbretërosh,” shtoi ai, duke citua Shën Ireneun.

Në përmbyllje të kremtimeve, mesazhi i Don Anton Ukës tingëlloi si një thirrje e fuqishme për të gjithë: “Pashkët janë një ftesë për të parë përtej të tashmes, për të besuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të ndritur.”

Misioni Katolik Shqiptar Nënë Tereza Aarau, Pashkët, një kremtim bashkimi

Në qytetin e Aaraut, Pashkët u kremtuan me solemnitet të lartë në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit. Mbi 1.500 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës morën pjesë në meshën e udhëhequr nga Don Marjan Demaj, i cili përcolli mesazhin e ringjalljes, besimit dhe shpresës, duke prekur thellësisht zemrat e të pranishmëve.

 

Festa në Aarau mori një dimension të veçantë falë pjesëmarrjes së shqiptarëve nga besime të ndryshme, përfshirë edhe ata me përkatësi islame. Ky ishte një akt i bukur dhe i fuqishëm i bashkëjetesës, ku vlerat e përbashkëta të dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve u shpalosën në mënyrë të natyrshme.

Një  moment i veçantë gjatë meshës ishte përshëndetja e znj. Barbara Borer-Mathys, deputete në Parlamentin Kantonal dhe sekretare e SVP-së për kantonin të Aargaut. Ajo e theksoi rëndësinë e integrimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, duke uruar gjithashtu komunitetin shqiptar për festën.

Në mesazhin e tij festiv, Don Marjan Demaj shprehu urimet më të ngrohta për besimtarët, duke i inkurajuar ata të jetojnë me shpresë dhe dashuri: “Ngjallja e Krishtit është fitorja e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën dhe e shpresës mbi dëshpërimin. Kjo festë na kujton se, edhe në çastet më të vështira, Zoti është gjithmonë me ne, duke na ftuar të besojmë dhe të ecim drejt dritës së Tij që kurrë nuk shteron.”

Pashkët në Zvicër, bashkim shpirtëror dhe identiteti shqiptar në mërgim

Pashkët në Zvicër, këtë vit, ishin më tepër se një ngjarje liturgjike; ato ishin një dëshmi e fuqishme se identiteti shqiptar, rrënjët shpirtërore dhe vlerat tradicionale mund të lulëzojnë edhe larg atdheut. Pas meshës së të Enjtës së Madhe, besimtarët ndanë një mëngjes të përbashkët, një sofrë që u bë simbol i dashurisë, bashkimit dhe shpresës që lind nga ringjallja.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

5 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

6 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

14 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

14 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

18 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

18 orë ago