Gazetari Elton Qyno nga Shqipëria ka rrëfyer ndërsa ishte i ftuar në emisionin Top Story një prej përgjimeve më të frikshme.
Ai tregoi përgjimet e autorëve që vranë Gjin Boriçin.
“Të paktën aq sa kam lexuar se ne nuk jemi në të gjitha dosjet. Edhe për shkak të sekretit hetimor, biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Goriçi, palët, pasi përgatiten dhe realizojnë krimin i shkojnë edhe në varrim të nesërmen. Interesohen bëjnë rolin e Kasandrës sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që vetë ishin protagonistët kryesorë. Ndërkohë shkonin në polici dhe interesoheshin me persona të posaçëm që ishin A-ja e atij hetimi, duke nisur nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë së Shkodrës, duke folur dhe munduar që t’ja kalonin topin palës tjetër. Ishte një bisedë shumë e poshtër, shumë cinike se në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vet, nuk kishin vrarë një personazh kundërshtar apo individ që u kishte sjellë probleme. Ata kishin vrarë Gjin Boriçin, të cilin e kishin përdorur në një vrasje në Shkodër dhe në fund të fundit ai kishte punuar për ta. Unë e njoh atë prokuror, mbase na ndjek Xhefahir Lita në ambientet e burgut ku ndodhet, por që kam ngelur i befasuar”, tha Qyno.