BOTA

Pasi FBI ia bastisi shtëpinë, CNN publikon imazhe të letrave që Trump i hidhte në toaletet e Shtëpisë së Bardhë

Mediumi amerikan CNN ka publikuar disa imazhe ku ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shqyer dokumente dhe letra e më pas i ka hedhur në toalet e të cilat mbajnë dorëshkrimin e tij.

Siç raporton gazetarja Maggie Haberman nga New York Times dhe kontribuuese e CNN, Trump ka hedhur letra në toalet që më vonë janë zbuluar nga riparuesit e toaleteve kur janë thirrur për t’i rregulluar toaletet e bllokuara.

Ai hidhte kohë pas kohe letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë – vetëm për t’u zbuluar më vonë kur riparuesit u thirrën për të rregulluar tualetet e bllokuara. Trump i ka mohuar akuzat dhe në një deklaratë të dhënë për Axios të hënën, një zëdhënës pretendoi se raportimi për këtë praktikë ishte i sajuar”, thuhet në raportimin e mediumit amerikan.

Në imazhet e zbuluara të hënën, është e paqartë se çfarë i referohen dokumenteve – dhe kush janë autorët – por duket se ato janë të shkruara me dorëshkrimin e Trump me shënues të zi.

Haberman tha se një imazh është nga një tualet i Shtëpisë së Bardhë dhe tjetra është nga një udhëtim jashtë shtetit që iu dha asaj nga një burim i Shtëpisë së Bardhë Trump.

Në raste të tjera, Trump do t’i ngarkonte ndihmësit e tij me detyra që të mbanin kuti me mesazhe të palexuara, artikuj dhe drafte të tëeet-eve në bordin e avionit presidencial që ai t’i shqyrtonte dhe më pas t’i griste në copa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago