LAJME

Pastori Krasniqi: Kur presidenti Bush vizitoi Tiranën, militantët e Kaçanikut planifikuan ta vrisnin

Pastori Artur Krasniqi ka bërë një reagim të gjatë ku shprehet tejet i shqetësuar me rastin e vrasjes së policit Muhamed Lika në Kaçanik, nga një grup i personave që dyshohen se bashkëvepruan në këtë akt. Pastori, i cili ka punuar gjatë në këtë zonë të Kosovës, tha se ekstremizmi fetar është tejer i shprehur dhe i rrezikshëm në Kaçanik, shkruan Gazeta Metro.

Pastori tregon se ka punuar në Kaçanik pas luftës dhe është i njohur me rritjen e madhe të ekstremizmit fetar në këtë vend, duke e cilësuar edhe si rrezik ndaj shteti.

”Gjatë gjithë këtyre viteve, atje kam parë e dëgjuar për rritjen e ekstremizmit dhe lidhjet e tij me eksponentë të pushtetit lokal dhe me individë me ndikim në atë qytet”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Po ashtu, pastori tregon edhe një rast tejet shqetësues dhe drithërues për Kosovën, kur tregon se pjesëtarë të këtyre rrymave ekstremiste në Kaçanik kishin planifikuar vrasjen e presidentit Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në gusht të vitit 2007.

”Populli i Kosovës është i njoftuar me aktivitetet e kampeve militante në malet e Kaçanikut. Po ashtu është e ditur se kur presidenti Xhorxh Bush po e vizitonte Tiranën për të shpallur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës ne 2006, nga Kaçaniku ishte planifikuar vrasja e tij”, tregoi pastori.

”Ndërkohë që bota po festonte një hap historik për Kosovën, në Kaçanik përgatitej një akt që do të fundoste përgjithmonë të ardhmen tonë. Falë Zotit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inteligjencën amerikane pati reaguar me kohë”, tha më tej ai.

Pastori alarmon për gjendjen e rrezikshme në Kaçanik si rrjedhojë e ekstremizmit fetar, duke treguar po ashtu se të krishterët në Kaçanik disa herë janë paralajmëruar nga KFOR-i për rrezikun që u kanoset atyre nga këto grupe ekstremiste.

Gjithashtu, pastori përmend edhe djegien e gjykatës në Kaçanik gjatë vitit të kaluar, duke thënë se institucionet heshtën sërish para veprimeve ekstremiste. Të njëjtën gjë si duket po e bëjnë sërish.

Shtatë persona janë arrestuar për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik, teksa të gjithëve u është shqiptuar masa e paraburgimit për 1 muaj. Të shtatë këta persona, gjithmonë pra të dyshuar, po ashtu shfaqnin bindjet e tyra ekstremiste islamiste nëpër rrjete sociale, duke përdorur edhe një faqe ‘Rinia Islame Kaçanik’ për të shpërndarë materiale fetare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago