KRYESORE

Patentë shoferi për 1000€, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë

Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se po shet patenta shoferi për qytetarë në këmbim të 1000 eurove.

Ekipi i emisionit investigativ Kiks Kosova ka takuar zyrtarin në fjalë, i cili i ka takuar të njëjtit në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, afër Stacionit të Autobusëve.

Në këtë takim KIKS-i po priste të diskutohej më shumë rreth kompletimit të dokumenteve dhe vendosjes së autoshkollës që mund ta kryejë këtë punë përmes ndërmjetësimit të zyrtarit të Ministrisë.

Duket se zyrtari i ministrisë ka të caktuara autoshkollat me të cilat bashkëpunon. Ai tha se do ta caktojë vetë autoshkollën dhe nuk ka pse të shqetësohet askush.

Skema dukej e mirëorganizuar.

Takimi u la për një ditë më pas. KIKS-i ishte aty sërish, i përgatitur.

Ata u takuan në një kafene për të diskutuar më shumë, kësaj here edhe me pronarin e autoshkollës që do ta kryente procesin.

KIKS-i prapë u kthye në tavolinë me A.T për t’u marrë vesh për çmimin, meqë kjo ishte edhe procedura e fundit e marrëveshjes përpara së të kompletohej dokumentacioni për regjistrimin e lejes së vozitjes.

Tashmë A.T. dukej i informuar plotësisht për kërkesat e ekipit, por shqetësimi i tij ishte rreziku për arrestim.

Pas këtij momenti, KIKS Kosova ndërpreu kontaktin me këta individë, pasi misioni për të zbuluar dallaveret me patenta shoferi ishte përmbushur.

Zyrtari A.T., tashmë një emër i njohur për redaksinë, u zbulua se kishte lidhje direkte me autoshkollat që pranojnë para për dhënien e patentë shoferëve, duke përfshirë shuma të majme dhe përjashtime nga testet.

Ndiqeni kronikën në vijim:

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago