POLITIKE

Patriarku Ekumenik për Kishën Ruse: Tradhëtare!

Patriarku Ekumenik Bartolomeu tha se Kisha Ortodokse Ruse tradhtoi etërit e Kishës Ortodokse duke mbështetur sulmin ndaj Ukrainës.

Moska e quan luftën në Ukrainë një operacion special ushtarak që synon çlirimin e Ukrainës nga fashistët, të cilin Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e quajnë një justifikim për një luftë të paprovokuar.

Patriarku rus Kirill mbështeti aksionin e Moskës dhe pozicioni i tij u përhap në të gjithë Kishën Ortodokse.

Këshilli Botëror i Kishave i ka kërkuar Patriarkut Kiril që “të ndërhyjë dhe të ndërmjetësojë” për ndalimin e luftës, shkruan Reuters.

Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT të martën mbrëma, Bartolomeu tha se ai pret që Kirill të kundërshtojë vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën dhe të japë dorëheqjen, nëse është e nevojshme.

“Nuk është e pamundur që të gjitha kishat të mos e dënojnë dhunën, luftën. Kisha ruse na ka zhgënjyer. Unë nuk doja që kisha ruse dhe vëlla Patriarku Kirill të ishin ky përjashtim tragjik. Nuk e di se si mund të justifikohet”, tha Bartolomeu.

Ai tha se priste që Kirili të ngrihej në një moment historik, vendimtar dhe nëse do të ishte e nevojshme, të sakrifikonte pozicionin e tij, t’i thoshte Putinit “Zoti President, nuk jam dakord me ju, jap dorëheqjen”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago