POLITIKE

PDK e LDK lëshojnë sallën: Kurti po bashkëpunon me ZRRE-n për t’i ngrit çmimet e rrymës

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit pasi nuk u votua rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kuvendi pati kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendim që bllok-tarifat e propozuara nga ZRRE të votohen kundër përmes rezolutës së propozuar nga ta, por sipas tij, ishte grupi parlamentar i VV-së ajo që nuk e mundësoi një gjë të tillë.

“Përfaqësuesit e qytetarëve që janë në këtë kuvend do të duhej të kenë qëndrim për këtë çështje dhe ne si parti opozitare e deklaruam votën tonë, ndërsa mazhoranca abstenoi nga votimi që është e papranuar sepse këtu shihet që kemi një koordinim të mirë të këtij grupi parlamentar me kryeministrin Kurti dhe ZRRE-n”, ka thënë Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se kjo është arsyeja se pse grupi parlamentar i PDK-së nuk do të vazhdoj të qëndrojë në seancën e sotme, sepse sipas tij, nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarët sesa hedhja poshtë e këtyre tarifave.

“Hyrja në fuqi e këtyre tarifave, për qytetarët është dëm i madh. Gjithë kjo situatë që është krijuar si rezultat i ngritjes së çmimeve të produkteve, naftës e  tash edhe të energjisë elektrike, besoni se po e bëjnë jetën të papërballueshme për qytetarët e Kosovës”.

“Prandaj, ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë sepse shihet qartë se ju jeni së bashku me ZRRE-n keni koordinim të ngushtë edhe me Kurtin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, prandaj ju vazhdoni me rëndu jetën e qytetarëve e ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj maskarade”, ka thënë Tahiri.

Përveç PDK-së, sallën e Kuvendit të Kosovës e lëshoi edhe LDK-ja.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, tha se grupi parlamentar i VV-së tregoi se është pro shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike, e që sipas tij, në një formë duhet të ndalet.

“Andaj edhe pjesëmarrja jonë nuk tregon qoftë edhe në cilësinë e mbarëvajtjes se punë së kuvendit sepse s’ka temë më të madh sesa tema e energjisë dhe pandemisë, për ju nuk janë interes ndërsa ne do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që parandalojnë varfërinë e popullit nga papërgjegjësia e kësaj qeverie populiste”, ka thënë Zemaj


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago