Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, radhë kilometrike automjetesh

Mijëra besimtarë janë bërë pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Malin e Tomorrit, që nis nga data 18 gusht dhe vazhdon deri më 25 gusht. Fluksi madh i njerëzve ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.

Që në orët e para të mëngjesit janë raportuar një numër i lartë automjetesh të pranishme. Drejtuesit e mjeteve kanë nxituar të shkojnë më herët në destinacion duke krijuar trafik nga manovrat e gabuara.

Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se një pjesë e automjeteve janë bllokuar për shkak të rrugës së ngushtë si dhe pjerrësisë së madhe të saj.

Situata paraqitet e rënduar në aksin rrugor dhe pritet ndërhyrje më intensive nga autoritetet vendase për të zhbllokuar tërësisht trafikun, apo të orientojnë shoferët për gjendjen e rrugës dhe vështirësitë e saj.