Pentagoni njoftoi të enjten se ka hapur një faqe interneti të re e cila do të ofrojë informacion zyrtar të deklasifikuar mbi UFO-t, të cilat qeveria i referohet si fenomene anormale të paidentifikuara (UAP), raporton Anadolu.
Gjatë një konference për media, zëdhënësi Pat Ryder tha se Departamenti i Mbrojtjes do të hap faqen e internetit “www.aaro.mil” me Zyrën e Zgjidhjes së Anomalive të Gjithë Domaineve (AARO) për t’i ofruar publikut informacion në lidhje me përpjekjet e tyre për të kuptuar dhe zgjidhur UAP-të.
“Kjo faqe interneti do të ofrojë informacione, përfshirë video dhe foto, për rastet e zgjidhura të UAP pasi të janë deklasifikuar dhe miratuar për publikim”, u tha Ryder gazetarëve.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA) ka krijuar një komision të posaçëm për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara, të njohura gjerësisht si “UFO”.
Pentagoni njoftoi në janar 2023 se gjithsej 510 raste UFO ishin klasifikuar si rezultat i kontributeve në raport nga institucione dhe njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…