Pentagoni lëshon videon e operacionit ku u eleminua lideri i ISIS, Al Baghdadi

Pentagoni publikon pamje të reja nga sulmi i forcave speciale ku ekzekutua lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/546617699431888/

Gjenerali i Marinës amerikane, Kenneth F. McKenzie Jr, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, publikoi edhe pamjet e reja nga aksioni në Siri.

Ai theksoi se, bashkë me liderin e ISIS u ekzekutuan edhe dy fëmijët e tij dhe jo 3 siç është raportuar më herët.

Sipas tij, të dy fëmijët ishin nën moshën 12-vjeçare.

Gjeneral McKenzie Jr ishte drejtuesi i operacionit që çoi në eleminimin e Al-Baghdadit.