„Kjo është Austria, as edhe një cent nuk ta fal“.
Një shqiptarit në Vjenë sot i ka ndodhur një rast i çuditshëm. Në zyrën postare të tij përmes një zarfi i kishte ardhur një faturë nga një kompani austriake, të cilën në fakt ai ditë më parë e kishte paguar. Por, diçka mungon. “Kur e pashë zarfin, mendova se ndoshta e kanë dërguar gabim. Isha i bindur se e kam paguar“, thotë shqiptari, i cili është emër i njohur për redaksinë e albinfo.at. Kompania merret me regjistrin dhe sistemin e kasave të bizneseve.
Ai sapo kishte hapur zarfin, sytë menjëherë i kishin shkuar në një fjali kah fundi i faturës që në përkthim shqip, shkruhet: „Ju lutem, transferoni 0,01 cent brenda 7 ditësh në xhirollogarinë vijuese…“, raporton albinfo.at.
Për një moment ai kishte mbetur i shtangur: „Qesha me veten! M’u duk interesante. Ishte hera e parë që dëgjoja që dërgon dikush faturë për të paguar një borxh të mbetur prej 1 cent“, thotë ai.
Shqiptari, i cili është pronar i një furrë buke në Vjenë, na tregon se si ka ndodhur ky rast: „Siç shihet edhe në faturë, unë kam pasur një obligim pagese të vlerës 62.16 centë, të cilën unë pa ndonjë qëllim të keq e paskam paguar 62.15 centë. Sigurt që kjo ka qenë gabim teknik. Por, kompania në fjalë na ka dërguar faturën tjetër për të cilën obligohemi të paguajmë edhe borxhin e mbetur prej 1 cent“, sqaron ai për albinfo.at.
Sigurisht që shqiptari e ka paguar menjëherë borxhin e mbetur dhe këtë mund ta shihni edhe në faturë.
Ai është i bindur se më shtrenjtë i ka kushtuar dërgesa postare, por kjo tregon korrektësinë në sistemin e punës që bëhet në Austri dhe respektin që çdo obligim deri në cent-in e fundit duhet të paguhet. „Kjo është Austria, as edhe një cent nuk ta fal“, përfundon ai.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…