POLITIKE

Për herë të parë: Albin Kurti do të takohet me Aleksandar Vuçiqin në këtë vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet për herë të parë në muajin mars me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në muajin mars në Berlin dhe Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri.

“Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE’ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Kjo nënkupton që pala e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, do të kenë një takim me palën serbe, presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago