Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë luftëtarëve në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke ia lënë kontrollin e qytetit Rusisë pas një rrethimi që zgjati për disa javë.
“Garnizoni i Mariupolit ka përfunduar misionin e tij luftarak”, thuhet në një deklaratë të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.
“Komanda supreme ushtarake ka urdhëruar komandantët e njësive të vendosura në Azovstal të shpëtojnë jetën e njerëzve të tyre”, shkruhet më tej në deklaratë.
Mësojmë se disa orë më herët u evakuuan qindra luftëtarë të plagosur ukrainas nga Azovstal, pas marrëveshjes së arritur me palën ruse, në këmbim të ushtarëve të kapur rob.