FOTO&VIDEO

Durrës/Kokaina ishte futur mes 6500 ton qymyr, deri më tani nxirren 50 kg “e bardhë”, vijojnë “gërmimet”

Deri më të paktën 50 kg kokainë janë nxjerrë nga një ngarkesë me qymyr në portin e Durrësit. Burime për ABC raportojnë se dyshohet që sasia është akoma më e madhe, ndërsa pritet të nis puna për kërkimin në do cep të anijes.

Kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Si duket trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri më tani jemi mësuar që të kapet në ngarkesa me banane, tashmë droga duket se po fshihet edhe në ngarkesa të tjera, siç ishte rasti i sotëm ku ishte futur brenda 6500 tonëve qymyr.

Të paktën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia. Ka qenë Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr, pasi ishte sinjalizuar më parë.

Anija “Unistream” ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Kjo është e disata herë që kapet kokainë në portin e Durrësit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago