POLITIKE

Për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB, Vuçiqit nuk i mjafton hyrja e Serbisë në BE – do diçka më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të enjten se do ta refuzonte anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nëse Beogradit nuk i mundësohen lëshime në shkëmbim të njohjes së Kosovës, dhe ndërprerjes së përpjekjeve për ta bllokuar anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve shkruan se pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, Vuçiq ka thënë se asnjë zgjidhje për marrëdhënien e ardhshme të Serbisë me ish-provincën e saj, Kosovën, nuk do të jetë e mundshme pa pëlqimin e Moskës.

“Në përgjigje ndaj një oferte të mundshme (për Serbinë) për ta njohur Kosovën, dhe që Kosova të hyjë në OKB, dhe që ne të mos marrim asgjë në këmbim, përveç anëtarësimit në BE, përgjigjja jonë do të ishte ‘jo’”, ka deklaruar Vuçiq.

Serbia, e cila është në bisedime me BE’në për anëtarësim, ka një numër parakushtesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, dhe status special për kishat dhe manastiret mesjetare ortodokse serbe, raporton Reuters.

Beogradi gjithashtu dëshiron t’i rregullojë problemet e theksuara, përfshirë çështje që kanë të bëjnë me energjinë elektrike dhe financat, shkruan agjencia e lajmeve.

Vizita e Lavrovit në Serbi vjen vetëm tri ditë para zgjedhjeve atje, dhe shihet si një shenjë e mbështetjes për Vuçiqin.

Lavrov ka thënë se Kremlini do t’i mbështesë vetëm zgjidhjet për Kosovën që janë të pranueshme për Beogradin, dhe që aprovohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së, ku Rusia gëzon të drejtën e vetos.

“Ne besojmë se presioni për arritjen e të ashtuquajturit normalizimit përfundimtar, përshpejtimi i tij nëpërmjet afateve artificiale, do të ishte kundërproduktiv”, është shprehur ai.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

8 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

9 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

17 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

17 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

21 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

21 orë ago