Ligjvënësit demokratë në Kongres paraqitën një legjislacion të enjten për të bllokuar planin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr 9.500 trupa amerikane nga aleati i ngushtë, Gjermania, duke ndaluar përdorimin e fondeve për tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa pa miratimin e Kongresit.
Ligjvënësi Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe senatori Bob Menendez, anëtar demokrat i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, paraqitën projektligjin, duke pasqyruar shqetësimin në Kongres nga demokratët si dhe kolegët e tyre republikanë mbi planin e Presidentit Trump për pakësimin e numrit të trupave në Gjermani.
Presidenti Trump tha të hënën se do të pakësonte numrin e trupave në Gjermani në 25,000, duke fajësuar Berlinin për dështim në përpjekjet për të përmbushur synimin e NATO-s për shpenzimet në fushën e mbrotjes dhe për trajtim të padrejtë të Shteteve të Bashkuara në fushën e tregtisë.
Ulja e numrit të trupave do të ishte një vërejtje e madhe për një nga partnerët më të ngushtë tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe mund të gërryejë besimin në një nga shtylla e sigurisë evropiane të pasluftës, se forcat amerikane do të mbronin anëtarët e aleancës kundër një agresioni rus.
Sipas pjesës së kushtetutës amerikane që shpjegon ndarjen e pushteteve, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, jo Shtëpia e Bardhë, kontrollojnë shpenzimet qeveritare.
Ligjvënësit shpesh përdorin pushtetin e tyre të kontrollit të buxhetit për të ushtruar ndikim mbi politikat, si mbajtja hapur e burgut në Gjirin e Guantanamos duke ndaluar shpenzimin e parave federale për ta mbyllur atë.
Projekt-ligji do të ndalonte përdorimin e fondeve për tërheqjen ose
pakësimin e pranisë së forcave të armatosura amerikane në Evropë, përveç në rastet kur qeveria e vendit pritës e kërkon atë, ose presidenti e deklaron atë qëllim 180 ditë më parë, justifikon vendimin, Kongresi e miraton atë dhe Sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes dëshmojnë në Kongres në lidhje me të.
“Vendimi katastrofik i Presidentit Trump për tërheqjen e mijëra trupave nga Gjermania dhe vendosja e një kufiri mbi numrin e përgjithshëm të trupave atje, rrezikon sigurinë tonë kombëtare”, tha ligjvënësi Engel në një deklaratë.
“Legjislacioni ynë do ta ndalë përpjekjen e administratës për ta zbatuar këtë politik shkatërruese”, tha ai.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…