Një përleshje fizike ndodhi në Osekhilë të Gjakovës, por janë dy versione që jepen nga të përfshirët në të, ani se të gjithë janë anëtarë të një familjeje.
https://www.youtube.com/watch?v=Mi2WMGQ0lEA&ab_channel=KlanKosova
Në fakt, aty më së keqi ka pësuar, Hysni Rexha, një entuziast i zbutjes së kafshëve, që në Kosovë njihet si “Njeriu Ujk”.
Ai gjendet duke u trajtuar në spital nga plagët që ia shkaktuan djemtë e axhës.
Duke e prezantuar vetën si viktimë të rastit, ky e ftoi Klan Kosovën ta vizitojë dhe pohoi se kushërinjtë e rrahën për shkaqe xhelozie. Por, i njëjti kërkoi më pas që të mos përdoret deklarata e tij, meqenëse televizioni e kontaktoi edhe palën tjetër, që ka rrëfim tjetër për rastin.
Është babai i atyre që konsiderohen si sulmues të dyshuar që thotë se shkaqet e përleshjes janë tjera nga ato që i ka thënë Hysniu.