Rrjeti social Twitter i ka pezulluar llogarinë udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel, për siç është thënë “shkelje të rregullave të Twitter”.
Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, ditët e fundit, Sheshel kishte në rrjetin social një polemikë me ata që mendonin ndryshe dhe kundërshtarët politikë.
Dhe siç thuhet më tej, aty, Sheshel kishte pasur disa reagime që kishin elemente të gjuhës së urrejtjes.
Po sipas mediave serbe, një nga ata që kanë përshëndetur një veprim të tillë të Twitter ka qenë ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.
Ai, siç bëhet e ditur, përshëndeti pezullimin e llogarisë së Sheshelit në Twitter dhe falënderoi të gjithë ata që raportuan profilin e Sheshelit në 24 orët e fundit.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…