POLITIKE

Perëndimi i vë kufi çmimit të naftës ruse për ta dobësuar Putinin

Në deklaratë të përbashkët, G7, Bashkimi Evropian dhe Australia kanë thënë se vendimi ishte marrë për ta “parandaluar Rusinë që të përfitonte nga lufta e saj kundër Ukrainës”.

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “ndërpresë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, kanë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten, erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti dhe do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose pak pas kësaj date.

“Vendet me të ardhura më të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga kufiri”, ka deklaruar Yellen.

Ajo shtoi se do të kufizohen edhe më tej të ardhurat që Putini po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do ta ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Ukraina ka deklaruar se kufizimi i propozuar nga Perëndimi duhet të përgjysmohet. Ndërkaq, Rusia ka njoftuar se nuk do t’i furnizojë shtetet që zbatojnë kufizimin e çmimit ndaj saj.

Kufiri i çmimeve u vendos në shtator nga grupi i shtatë vendeve të industrializuara (SHBA, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE-ja) në përpjekje për ta goditur aftësinë e Moskës për ta financuar luftën në Ukrainë.

Në deklaratë të përbashkët, G7, Bashkimi Evropian dhe Australia kanë thënë se vendimi ishte marrë për të “parandaluar Rusinë që të përfitonte nga lufta e saj kundër Ukrainës”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia “nuk do ta pranonte” kufirin e çmimit, duke shtuar se po e analizonte këtë masë, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ministri i Financave i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, ka thënë se shteti i tij nuk do të lëkundet në mbështetjen për Ukrainën dhe do të vazhdojë të kërkojë mënyra të reja për t’i “shtrënguar rrjedhat e financimit të Putinit”.

Marrëveshja për kufizimin e çmimit vjen vetëm disa ditë përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti.

Megjithëse masat me siguri do të ndihen nga Rusia, goditja do të zbutet pjesërisht nga lëvizja e saj për të shitur naftën e saj në tregje të tjera si India dhe Kina – të cilat aktualisht janë blerësit më të mëdhenj të vetëm të naftës së papërpunuar ruse.

Para luftës, në vitin 2021, më shumë se gjysma e eksporteve të naftës ruse shkonte në Evropë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Energjisë. Gjermania ishte importuesi më i madh, i ndjekur nga Holanda dhe Polonia.

Që prej fillimit të luftës, vendet e BE-së janë përpjekur të ulin varësinë e tyre nga gazi rus. SHBA-ja e ka ndaluar tashmë naftën bruto ruse, ndërsa Britania e Madhe planifikon ta heqë atë gradualisht deri në fund të vitit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago