Gjon Muharremaj, alias Gjon's Tears, vertritt die Schweiz am Eurovision Song Contest 2020, fotografiert am Mittwoch, 4. Maerz 2020, in Zuerich. Nachdem die Veranstaltung 2020 in Rotterdam wegen der COVID-19-Pandemie abgesagt wurde, soll der Eurovision Song Contest im Jahr 2021 nun dort stattfinden.(KEYSTONE/Alexandra Wey)
Gjon’s Tears ishte i ftuar dje në “Wake Up” për të folur për këngën e tij “Pure” dhe jo vetëm.
Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, ja si u shpreh këngëtari për këtë projekt muzikor.
Ideja e projektit ishte të kem një këngë më optimiste, të flisja për bukurinë e pafajësisë së jetës. Ishte shumë e rëndësishme për mua të kem një këngë optimiste.
Ndërkohë, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën e tij pa dyshim që është edhe gjyshi, për të cilin është shprehur edhe në intervista të mëparshme. Kujtojmë rrëfimin e sinqertë ekskluziv për TAR në “A Live Night”.
Gjyshi më ka mësuar të këndoj për herë të parë. Gjyshi filloi të qante dhe lotët i kam marrë me vete në emrin e skenës. Kam shumë fat që është akoma këtu. I kam bërë të gjitha shpejt që ai t’i shohë.
Por cilat janë projektet e tij të ardhshme?!
Pothuajse gjithë albumi është gati. Por muzika është biznes, strategji. Prandaj do të marrë pak kohë. Kjo është më e komplikur për mua, që muzika do shumë kohë për t’u zhvilluar.
Më tej në intervistë, Gjon’s Tears u shpreh shumë krenar dhe i lumtur për multikulturalizmin e tij.
Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thonin ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…