Pak ditë më parë, gazeta Today publikoi një artikull për studimin më të gjatë në histori, një studim që zgjati tetëdhjetë e pesë vjet dhe u krye nga Universiteti i Harvardit mbi sekretin e lumturisë së vërtetë.
Dhe pas gjithë viteve të këtij studimi, në të cilin me radhë qindra studiues, të cilët ndoqën sjelljen e mijëra njerëzve, kryen qindra ekzaminime dhe intervista, me bashkëshortë dhe bashkëshorte, prindër e fëmijë, gjyshe, gjyshër e nipër, të pasur dhe persona të varfër, të famshëm dhe të panjohur dolën në përfundimin e mëposhtëm:
– Lumturia nuk është rehati, as para, as sukses në punë, por lumturi e vërtetë në krijimin e marrëdhënieve dhe miqësive të këndshme dhe të kesh rreth vetes ata që të duan dhe që ti i do.
– Ai që është i rrethuar nga të dashurit e tij është i sigurt, shumë i sigurt.
– Për sa kohë që shtëpia juaj është e ngrohtë me dashuri, i ftohti dhe mungesa e marrëdhënieve jashtë saj nuk do t’ju dëmtojë.
– Për sa kohë që familja është e lidhur, do të jetë e lumtur, sado e shkëputur të jetë bota e jashtme.
– Përderisa shtëpia juaj është parajsa juaj, ferri i botës jashtë mund të durohet.
– Çfarë dobie ka të vlerësohesh nga e gjithë bota nëse dështon në sytë e familjes?
– Çfarë dobie të bën të ndërtosh një kompani të suksesshme nëse shtëpia jote është një gërmadhë dhe djerrinë.
– Paraja është shumë e rëndësishme dhe asnjë njeri normal nuk mund ta mohojë këtë, diplomat bëjnë dallimin mes njerëzve dhe suksesi në punë është i domosdoshëm, por lumturia nuk është në arritjen e këtyre gjërave, por në mënyrën e përdorimit të tyre.
– Lumturia është te miqtë që janë mbështetja jote kur bota kthehet kundër teje, dhe paterica ku mund të mbështetesh kur forca jote të dështon.
– Lumturia është te prindërit që janë të kënaqur me bamirësinë tënde dhe te vëllezërit dhe motrat me të cilët je si zemra dhe rrahjet e saj.
– Lumturia është te fqinjët e bashkuar nga dashuria dhe te miqtë e biznesit që ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.